Flash

Shakira zgjidh çështjen e saj të mashtrimit fiskal në Spanjë

Lapsi.al 20 November 2023
Shakira zgjidh çështjen e saj të mashtrimit fiskal në

Shakira ka zgjidhur çështjen e saj të mashtrimit fiskal në Spanjë, menjëherë përpara se gjyqi të fillonte të hënën në një gjykatë në Barcelonë, Spanjë.

Artistja  po akuzohej për mashtrim tatimor në vlerë prej 14.5 milionë euro (15.8 milionë dollarë). Ajo do përballej me një dënim me tetë vjet burg dhe një gjobë prej 23.8 milionë euro (26 milionë dollarë) nëse do të shpallej fajtore, raporton BBC.

Associated Press raporton se sipas marrëveshjes së rënë dakord, Shakira do të marrë një dënim tre-vjeçar me kusht dhe një gjobë prej 7 milionë eurosh (7.6 milionë dollarë).

Shakira u pa duke u larguar nga gjykata të hënën me një kostum pantallonash rozë të çelur duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur fansat pas arritjes së marrëveshjes. Këngëtarja e "Hips Don't Lie" tha në një deklaratë se ajo vendosi "me interesin më të mirë të fëmijëve të mi ".

Në deklaratën e saj, Shakira shpjegoi: "Ndërsa isha e vendosur të mbroja pafajësinë time në një gjyq që avokatët e mi ishin të bindur se do të kishin vendosur në favorin tim, unë kam marrë vendimin për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje me interesin më të mirë të fëmijëve të mi të cilët nuk duan të shohin nënën e tyre të sakrifikojë mirëqenien e saj personale në këtë luftë."

The Voice alum shton, "Më duhet të kaloj stresin  të disa viteve të fundit dhe të fokusohem në gjërat që dua - fëmijët e mi, turneun tim të ardhshëm botëror dhe albumin tim të ri , për të cilat jam jashtëzakonisht e emocionuar. Unë i admiroj jashtëzakonisht ata që i kanë luftuar këto padrejtësi deri në fund, por për mua, sot, fitorja është kthimi i kohës për fëmijët dhe karrierën time."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

50 Cent 'shpëton' nga incidenti në skenë

Asnjë kallëzim penal nuk është ngritur kundër 50 Cent(Curtis James Jackson) pasi ai dyshohet se goditi një fans në kokë me mikrofonin e tij gjatë një shfaqjeje ...

18:10

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI