Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Timbaland i kërkon falje publike Britney pas komentit

Lapsi.al 8 November 2023
Timbaland i kërkon falje publike Britney pas komentit

Timbaland i kërkoi falje Britney Spears pasi tha se Justin Timberlake duhet t'i kishte "mbyllur gojën" në mes të publikimit të kujtimeve të saj bombë.

"Më vjen keq për të gjithë fansat e Britney, madje edhe për të," tha producenti muzikor në TikTok Live.

“Ti ke një zë.  Ti mund të thuash çfarë të duash. Kush jam unë që të të them çfarë të mos flasësh? Kam gabuar që e kam thënë këtë”, shtoi ai. Timbaland më pas theksoi se ai i respektonte gratë.

Videoja e artistit "Promiscuous" vjen pasi ai sulmoi krijuesen e hitit "Toxic" ndërsa fliste në një panel për "Sounds Architects: A Producer Conversation" javën e kaluar.

Duke iu referuar detajeve që Spears ndau për marrëdhënien e saj me Timberlake në kujtimet e saj, "Woman In me", Timbaland tha se ishte tunduar të kontaktonte me anëtarin *NSYNC. “Doja t'i telefonoja dhe të thoja, ‘JT, duhet t’i vendosësh një maskë asaj që mos të flas’,u shpreh producenti

Timbaland, pohoi më tej se këngëtarja e "Circus" po përpiqej të "bënte diçka për të tërhequr vëmendjen e njerëzve".

“E dini çfarë? Ne jetojmë në epokën e mediave sociale dhe … të gjithë duan të bëhen viral,” tha ai. "E kuptoj sepse kjo është mënyra se si fitoni para, të bëheni virale." Ndërsa publiku qeshi me komentet e tij, të tjerët në Twitter u neveritën nga klipi./Lapsi.al

Të këshilluara

Zac Efron trondit fansat me pamjen e tij

Zac Efron dukej pothuajse i panjohur në xhirimet e kopertinës së Entertainment Weekly për filmin e tij të ri "The Iron Claw", duke i lënë fansat të tronditur ng...

15:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI