Flash

Danny DeVito flet për projektin filmik me Arnold Schwarzenegger

Lapsi.al 6 November 2023
Danny DeVito flet për projektin filmik me Arnold Schwarzenegger

Danny DeVito dëshiron që shoku i tij i vjetër Arnold Schwarzenegger të bënte një film tjetër me të në vend që të bëhej guvernator i Kalifornisë.

Dyshja luajtën së bashku në komedinë "Twins" të vitit 1988.  “Arnold dhe unë duam të punojmë së bashku. Na ka munguar ‘Twins 2’ sepse ai u bë guvernator”, tha DeVito në një intervistë të re me GQ. Aktori i "It's Always Sunny in Philadelphia" shtoi: "Tani ne kemi një projekt të vogël,  për të cilin kemi biseduar".

Aktorët janë në mes të planifikimit të diçkaje, por komediani shtoi se nuk ka asnjë lidhje me filmin e tyre të viteve '80 të drejtuar nga Ivan Reitman.

Schwarzenegger u zgjodh guvernator i Golden State në 2003 dhe shërbeu deri në vitin 2011. Në maj, Arnold u shpreh për Hollywood Reporter se sa shumë donte të bëhej pjesë e "Twins 2", e cila ishte në punë kohët e fundit.

Por regjisori i "Ghostbusters", Reitman u nda nga jeta vitin e kaluar dhe djali i tij, Jason, e ndaloi prodhimin e vazhdimit. “Jason Reitman e ndaloi projektin kur babai i tij vdiq”, tha bodybuilderi austro-amerikan.

Ai vazhdoi: “Babai i tij donte ta bënte filmin. Unë dhe Danny DeVito po ashtu. Ne kishim financimin. Kur babai i tij ndërroi jetë, Jason thotë: "Nuk më pëlqen më kjo ide"

"Twins" përshkruan aventurat e dy vëllezërve binjakë (DeVito dhe Schwarzenegger) të cilët u ndanë në lindje.Kelly Preston, Chloe Webb, Bonnie Bartlett, David Caruso dhe Heather Graham gjithashtu morën pjesë në filmin komedi./Lapsi.al

Të këshilluara

Arnold Schwarzenegger paditet pas aksidentit

Arnold Schwarzenegger thuhet se është paditur pasi dyshohet se ka goditur një biçiklist me makinën e tij në West Los Angeles në shkurt, sipas TMZ. Burimet th...

15:25

Romanca e Matthew Perry me Lizzy Caplan

Me sa duket, Matthew Perry nuk foli më kurrë me ish-in Lizzy Caplan pas ndarjes së tyre në vitin 2012. Alumi "Friends" e bëri këtë pranim në kujtimet e tij t...

15:14

Albumi i Taylor Swift thyen rekord

Albumi 1989 i Taylor Swift (Versioni Taylor) po thyen rekorde pasi tani i ka dhënë këngëtares javën e saj më të mirë të parë për një album ndonjëherë. Pas pu...

10:03

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI