Flash

Elon Musk sfidon sërish Mark Zuckerberg

Lapsi.al 2 November 2023
Elon Musk sfidon sërish Mark Zuckerberg

Elon Musk ka rindezur grindjen e tij me Mark Zuckerberg, duke bërë thirrje për një ndeshje  "në çdo rrethanë".

Muskështë themeluesi i SpaceX, CEO i Tesla dhe pronar i X – i njohur më parë si Twitter – ndërsa Zuckerberg zotëron Meta, kompaninë mëmë të Facebook. Dyshja patën një grindje  në mediat sociale në fillim të këtij viti, duke kërcënuar njëri-tjetrin për mundësinë e një ndeshje, përpara se mosmarrëveshja të shuhej.

Tani, megjithatë, Musk e ka thirrur përsëri Zuckerberg, ndërsa ka folur në The Joe Rogan Experience.

“Nuk më duhet kohë për t’u përgatitur”, i tha ai Roganit. “Unë jam i gatshëm ta bëj atë në çdo kohë, kudo, në çdo vend, çdo rregull. E sfidoj në duel në çdo rrethanë."

Zuckerberg ende nuk ka reaguar ndaj deklaratës së tij. Ai shkroi në Threads në gusht se themeluesi i SpaceX se nuk ishte gatshëm për ndeshjen.

“Unë mendoj se ne të gjithë mund të biem dakord që Elon nuk është gati  dhe është koha për të hequr dorë. Unë ofrova një takim të vërtetë. Dana White ofroi ta bënte këtë një konkurs të ligjshëm për bamirësi,” shkroi Zuckerberg duke iu referuar kreut të UFC-së, rolit të Dana White në kthimin e ndeshjes në një ngjarje bamirësie./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Shfaqje e fundit e Matthew Perry në publik

Matthew Perry u pa me një grua misterioze një ditë para se të ndërronte jetë. Aktori i Friends, i cili ndërroi jetë në moshën vetëm 54-vjeçare, u shfaq me hu...

13:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI