Flash

Megan Fox kritikohet për veshjen e saj të Halloween

Lapsi.al 1 November 2023
Megan Fox kritikohet për veshjen e saj të Halloween

Megan Fox është përballur me reagime të rënda nga fansat e saj teksa aktorja ishte veshur me një kostum të frymëzuar nga Kill Bill dhe etiketoi faqen zyrtare të SAG-AFTRA në mes të grevës në vazhdim.

Megan hyri në Instagram këtë javë për të treguar kostumin e saj të Halloween-it të frymëzuar nga filmi së bashku me të dashurin e saj, reperin Machine Gun Kelly.

Javën e kaluar, sindikata e interpretuesve SAG-AFTRA vendosi udhëzime për aktorët e grevës së vazhdueshme përpara Halloweekend-it, duke i ndaluar ata të vishen si personazhe të njohura nga filmta dhe shfaqjet e njohura, dhe të postojnë foto në mediat sociale.

Por aktorja e Jennifer's Body e bëri të qartë se ajo nuk do t'u përmbahej atyre udhëzimeve pasi u vesh si klasikja Gogo Yubari nga "Kill Bill: Vol. 1" e Quentin Tarantino.

Menjëherë ndjekësit e aktores shkuan në seksionin e komenteve  në Instagram duke kritikuar vendimin e saj të diskutueshëm. Një përdorues shkroi: "Nuk është një moment  i mirë për të sfiduar publikisht sindikatën që po lufton për t'ju mbrojtur, në një kohë të domosdoshme kur ata po u bëjnë thirrje aktive anëtarëve të ndajnë mesazhe mbështetjeje dhe fuqie në rrjetet sociale.

Por Megan Fox nuk është e vetmja personazh i famshëm që sfidon udhëzimet e Halloween të përcaktuara nga SAG-AFTRA. Komediania Sarah Sherman u tall hapur me rregullat që kufizojnë kostumet në një episod të fundit të Saturday Night Live duke bërë shaka se si fëmijët mund të ndryshojnë kostumet e tyre për të qenë të pranueshëm sipas rregullave SAG-AFTRA.

Rregulli i ri, të cilin shumë e kundërshtuan haptazi, u lëshua në mes të grevave të vazhdueshme të aktorëve që po zhvillohen që nga 14 korriku. Grevat kanë nisur për një mosmarrëveshje pune të vazhdueshme me Aleancën e Prodhuesve të Filmave dhe Televizionit. /Lapsi.al

Të këshilluara

Shfaqje e fundit e Matthew Perry në publik

Matthew Perry u pa me një grua misterioze një ditë para se të ndërronte jetë. Aktori i Friends, i cili ndërroi jetë në moshën vetëm 54-vjeçare, u shfaq me hu...

13:41

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI