Flash

Travis Barker flet për aludimet rreth tij dhe Kim

Lapsi.al 30 October 2023
Travis Barker flet për aludimet rreth tij dhe Kim

Travis Barker ka folur së fundmi për thashethemet rreth tij dhe Kim Kardashian.

Bateristi dhe bashkëshorti i Kourtney Kardashian foli për tërheqjen ndaj Kimit në kujtimet e tij të vitit 2016, Can I Say: Living Large, Cheating Death, dhe Drums, Drums, Drums.

Në librin e tij, Travis kujton takimin me themeluesen e SKIMs në vitin 2006, kur ai  ishte i lidhur me Paris Hilton dhe shkruan se po "shikonte fshehurazi Kim", e cila ishte asistentja e Hilton në atë kohë.

Fansat e kanë vënë në dukje këtë rrëfim si arsye për tensionin e fundit të Kourtney dhe Kim, i cili është dokumentuar në emisionin e familjes, The Kardashians.

"Fansat e Kourtney janë të shqetësuar për të. Mendojnë se unë jam donzhuan", tha Travis në një intervistë të fundit me Los Angeles Times. "Por unë i ndava të gjitha ato gjëra sepse doja t'i leja pas në të kaluarën. Ishte terapeutike për mua."

Për tërheqjen e tij ndaj Kimit, Barker shton: "Ajo është motra e saj. Kourtney e di që ne flisnim. Asgjë nuk ka ndodhur. Ju u jepni njerëzve pak informacion dhe ata mendojnë se e kanë zgjidhur misterin e 'kjo është arsyeja pse vajzat  po luftojnë.' Është thjesht kaq qesharake."

Në vitin 2021, në fillimin e romancës së Kourtney dhe Travis, Kim mbylli gjithashtu thashethemet se ajo dhe bateristi i Blink-182 kishin patur një romancë dashurie.

"Ke qenë e lidhur me Travis Barker?" e pyeti një fans në Instagram. "JO!", u përgjigj Kim në atë kohë. "Ne kemi qenë miq për vite dhe jam shumë e lumtur për të dhe Kourt."/Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Richard Moll

Richard Moll ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Aktori  i famshëm për portretizimin e përmbaruesit në "Night Court" - u nda nga jeta të enjten në shtëpin...

15:41

Kourtney rikrijon veshjen ikonike të Kim

Kourtney Kardashian festoi Halloween duke rikrijuar një nga pamjet më ikonike të motrës së saj Kim Kardashian. Themeluesja e Lemme ndau në Instagram fotot e ...

13:05

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI