Flash

Sandra Bullock shfaqet në publik pas vdekjes së partnerit

Lapsi.al 29 October 2023
Sandra Bullock shfaqet në publik pas vdekjes së partnerit

Sandra Bullock u fotografua për herë të parë që nga veedkja e partnerit të saj  Bryan Randall, në gusht.

Aktorja e “Blind Side” u pa duke ecur së bashku me vajzën e saj, Laila, dhe truprojën, Peter Weireter, në Los Angeles të enjten. Në një moment, Bullock ndaloi për të biseduar me Lailën përpara se të përkulej dhe t'i jepte një puthje në faqe.

Aktorja ende nuk e ka adresuar ndarjen tragjike, por një burim i tha People tre javë pas vdekjes së tij se ajo është "mirënjohëse" për mbështetjen.

Burimi shtoi se Sandra  ka “parë mbështetjen e pabesueshme ndaj kërkimeve për ALS që nga vdekja e Bryan”, duke iu referuar donacioneve për ALS që janë rritur 500 për qind pas vdekjes së tij.

“Ajo është shumë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë dhuruar dhe është e lumtur që nga diçka kaq zemërthyese erdhi diçka kaq pozitive për të tjerët”, tha burimi.

Motra e aktores së "Miss Congeniality", Gesine Bullock-Prado, tregoi se si motra e saj ishte një kujdestare "e mahnitshme" që "mblodhi" një ekip për t'u kujdesur për të gjatë viteve. Burimet i thanë ekskluzivisht Page Six në atë kohë se ajo  madje e ndërpreu karrierën e saj në Hollywood për ta ndihmuar atë.

Sandra, e cila adoptoi Laila dhe djalin Louis, u takua me Randall në janar 2015 kur ai u  fotografua në festën e ditëlindjes së djalit të saj. Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq dy muaj më vonë. Randall e ndihmoi Bullock-un të rriste dy fëmijët e saj, përveçse bashkë-prindëroi vajzën e tij të rritur, Skylar, nga një lidhje e mëparshme./Lapsi.al

[gallery size="large" ids="866972,866973"]

Të këshilluara

Chris Brown paditet për sulm

Një producent muzikor ka paditur Chris Brown për sulm në një klub nate në Londër në fillim të këtij viti. Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga Page Six, ...

10:16

Ndahet nga jeta Matthew Perry

Matthew Perry, i njohur për rolin e tij në serialin Friends, ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare. Sipas TMZ që foli me organet e zbatimit të ligjit dhe Los...

09:03

Hasley dhe Avan Jogia konfirmojnë romancën

Halsey dhe i dashuri i saj, Avan Jogia zyrtarizuan së fundmi lidhjen e tyre në Instagram. Këngëtarja e "Colors" dhe aktori i "Victorious" morën pjesë në Javë...

17:25

Taylor Swift arrin statusin e miliarderit

Taylor Swift ka arritur zyrtarisht statusin e miliarderes falë koncerteve dhe filmave të saj jashtëzakonisht të suksesshme  në Eras Tour, vlerës së muzikës së s...

10:59

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI