Flash

Emily Ratajkowski në një romancë dashurie me aktorin francez

Lapsi.al 27 October 2023
Emily Ratajkowski në një romancë dashurie me aktorin francez

Emily Ratajkowski ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë të re dashurie.

Aktorja u fotografua duke u puthur me  aktorin francez, Stéphane Bak gjatë një takimi në Paris të martën. Dalja erdhi vetëm disa muaj pasi Ratajkowski bëri shaka se ishte e gatshme "të dilte me këdo që do më nxirrte për darkë".

Megjithatë, me sa duket, aktori ka bërë më shumë për t'i lënë përshtypje të mirë supermodeles, e cila mbante në duar një buqetë me trëndafila kuq e bardhë.

Kjo nuk është hera e parë që Ratajkowski është kapur në momente intime gjatë pushimeve. Në mars të këtij viti, modelja u fotografua e afërt me Harry Styles në rrugët e Tokios. Gazeta mori gjithashtu një video të çiftit duke kërcyer së bashku në rrugë gjatë natës së tyre në metropolin japonez.

Megjithatë, ata i dhanë fund  dhe Ratajkowksi më vonë pranoi se ndihej "keq" për situatën duke pasur parasysh miqësinë e saj me ish-in e Styles, Olivia Wilde. Që atëherë, autorja e "My Body" e ka mbajtur të fshehtë pjesën më të madhe të jetës së saj - deri më tani./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Taylor Swift arrin statusin e miliarderit

Taylor Swift ka arritur zyrtarisht statusin e miliarderes falë koncerteve dhe filmave të saj jashtëzakonisht të suksesshme  në Eras Tour, vlerës së muzikës së s...

10:59

Meg Ryan flet për largimin nga aktrimi

Meg Ryan ka folur së fundmi për largimin nga qendra e vëmendjes pas një sërë filmash të suksesshëm si "“Sleepless in Seattle" dhe "You've Got Mail". “Bëra nj...

11:09

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI