Flash

Kris Jenner: Jam penduar që tradhëtova Robert Kardashian Sr.

Lapsi.al 26 October 2023
Kris Jenner: Jam penduar që tradhëtova Robert Kardashian Sr.

Kris Jenner ka treguar së fundmi arsyen pse ajo tradhëtoi avokatin e ndjerë, Robert Kardashian, Sr.

Gjatë episodit të fundit të The Kardashians, Kris  tregpi se vendimi i saj  ishte i lidhur me mentalitetin që kishte në fillim të të 20-ave. "Mendoj se të qenit vërtet e re  është diçka që ndikon," tha Kris. Ti nuk i kupton vërtet  pasojat e veprimeve”.

Sa për arsyen e saktë rreth tradhëtisë? Kris pranoi se gjithë këto vite më vonë ajo ende nuk është e sigurt nëse ka një përgjigje konkrete.

“Nuk e di, sepse ai ishte një burrë dhe baba kaq i mrekullueshëm”, i shpjegoi ajo Khloes . "Dhe mendoj se rashë në një situatë ku mendova se ai personi tjetër ishte më i mirë dhe bëra një gabim të madh. Kjo është  keqardhja më e madhe e jetës sime."

Por, pavarësisht ndarjes së tyre, Kris vuri në dukje se ajo dhe Roberti mbetën të afërt deri në vdekjen e tij në 2003 nga kanceri i ezofagut.

“Kemi  ndihmuar njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës”, u shpreh Jenner në një rrëfim. "Dhe u pendova. Mendova, "Uau, çfarë po mendoja?"

Këndvështrimi i Kris vjen mes situatës së Khloe-së  me ish-in e saj Tristan Thompson, me të cilin ndan fëmijët True, 5, dhe Tatum, 14 muajsh. Pavarësisht ndarjes publike të ish-çiftit në vitin 2021 pas skandaleve të shumta , Kris vuri në dukje se ajo dëshiron që vajza e saj të jetë e sigurt se ajo është gati të vazhdojë përpara./Lapsi.al

Të këshilluara

Meg Ryan flet për largimin nga aktrimi

Meg Ryan ka folur së fundmi për largimin nga qendra e vëmendjes pas një sërë filmash të suksesshëm si "“Sleepless in Seattle" dhe "You've Got Mail". “Bëra nj...

11:09

Madonna, artistja me më shumë shitje

Të mërkurën, Rekordet Botërore Guinness e riçertifikuan Madonna si artisten me më shumë shitje të të gjitha kohërave pasi shiti më shumë se 400 milionë rekorde ...

10:35

Dhurata e Brad Pitt për Jennifer Aniston

Brad Pitt thuhet se i dhuroi ish-bashkëshortes së tij Jennifer Aniston ish-shtëpinë e tyre martesore në Beverly Hills për ditëlindjen e saj të 50-të. Prona, ...

18:11

Ndahet nga jeta Richard Roundtree

Richard Roundtree  i njohur më së shumti për rolin e tij kryesor në Shaft, u nda nga jeta pas një beteje të shkurtër me kancerin pankreatik  konfirmoi agjencia ...

17:03

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI