Flash

Cher flet për ofendimin ndaj Madonna

Lapsi.al 23 October 2023
Cher flet për ofendimin ndaj Madonna

Si pjesë e turneut të saj festiv të 40-vjetorit, Madonna e ktheu kohën pas, përmes videoklipit - veçanërisht, në kohën kur Cher e quajti Mbretëreshën e Pop-it "të poshtër", gjatë një interviste të vitit 1991.

“Po, por unë e kam ofenduar shumë më keq”, tha Cher, për The Post gjatë një interviste të gjatë.

Megjithatë, këngëtarja "Believe"  - i jep Madonna merita për mënyrën se si ajo është shprehur gjatë karrierës së saj katër dekadash.

"Ajo ishte përpara të gjithëve ne çdo moment, çdo herë - pamja, kënga, dua të them, askush nuk është si ajo", shtoi ajo.

Momenti ku Cher e përshkruan Madonën si "të poshtër" është marrë nga pamjet ku aktorja fituese e Oskarit u intervistua nga Steve Kmetko për CBS.

"Ka shumë gjëra që unë i vlerësoj tek Madonna," tha Cher në një klip më të gjatë që mund të gjendet në YouTube. "Por ka diçka tek ajo që nuk më pëlqen. Ajo është e poshtër. Nuk më pëlqen kjo.”

Cher vazhdoi të tregojë përshtypjen e saj për artisten kur ajo vizitoi shtëpinë e saj me bashkëshortin e saj të atëhershëm Sean Penn.

“Më kujtohet që e kisha në shtëpinë time disa herë, sepse Sean dhe unë ishim miq, dhe ajo thjesht ishte shumë e vrazhdë me të gjithë,” kujtoi këngëtarja./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Trey Songz

Trey Songz po përballet me akuza të reja për sulm se*sual. Këngëtari i "Bottoms Up", emri i vërtetë Tremaine Neverson, është subjekt i një ankese të re në të...

15:01

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI