Flash

Britney Spears largohet nga mediat sociale pas zbulimeve

Lapsi.al 23 October 2023
Britney Spears largohet nga mediat sociale pas zbulimeve

Britney Spears çaktivizoi edhe një herë llogarinë e saj në Instagram përpara publikimit të kujtimeve të shumëpritura, "The Woman In Me".

Libri, i cili do të dalë më 24 tetor, bëri bujë gjatë gjithë javës, pasi u detajuan vitet e saj si një yll i ri në sytë e publikut – duke përfshirë marrëdhënien  me Justin Timberlake.

Para se të hiqte dorë nga Instagrami, Britney shprehu shqetësimin për reagimet e publikut.

“Nuk më pëlqejnë titujt që po lexoj”, shkroi ajo në Twitter të premten. "Pikërisht për këtë arsye e lashë muzikën 4 vjet më parë !!!"

Spears gjithashtu u kujtoi njerëzve se libri ka histori nga dekada më parë dhe se ajo e sheh veten duke rrëfyer përvojat e saj të kaluara si një "mbyllje e bukur".

Një nga zbulimet më të mëdha që doli nga "The Woman In Me" ishte se ajo vendosi të bënte një abort ndërsa ishte në lidhje me Timberlake,nga viti 1999 deri në 2002.

Spears e përshkroi shtatzëninë si një "surprizë", por vendosi ta ndërpresë atë vetëm pasi këngëtari ishte kundër.

“E doja shumë Justin. Ëndërroja të kisha një familje me të. Por, ai nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, sepse ishim shumë të rinj.”

“Nuk e di nëse aborti ishte vendimi i duhur,” shtoi Spears.

“Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte i sigurt se nuk donte të bëhej baba.”

Krijuesja e  hitit "Toxic" pohoi gjithashtu se Timberlake, e tradhtoi me "një tjetër personazh të famshëm", por gjithashtu pranoi se as ajo  nuk ishte shenjtore, duke konfirmuar thashethemet se kishte patur një lidhje me balerinin australian Wade Robson./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI