Flash

Drake ndihmon fansin në nevojë

Lapsi.al 8 October 2023
Drake ndihmon fansin në nevojë

Drake e ndërpreu koncertin e tij për t'i  mbuluar shpenzimet mjekësore të një fanseje, e cila zbuloi se kishte sklerozë të shumëfishtë.

"Unë do të paguaj gjithçka që duhet për të marrë ndihmën më të mirë në botë, ju premtoj këtë," i tha reperi i "Hotline Bling" një gruaje në turmë gjatë shfaqjes së tij në Toronto të premten.

Në pamjet e postuara në Twitter, fituesi i Grammy-t tha se madje do të "lidhte" fansin me producentin e tij prej kohësh të muzikës Noah Shebib, i cili gjithashtu vuan nga MS.

"E dini, vëllai im është një nga njerëzit më të fortë në Tokë dhe ai lufton me shumë gjëra," tha Drake, duke shtuar, "Ndoshta mund të bisedoni me njëri tjetrin." Shebib – i cili ka bashkëpunuar në shumë hite me reperin kanadez – u diagnostikua me sëmundjen kronike më shumë se një dekadë më parë.

MS është një sëmundje që prek trurin dhe sistemin nervor qendror, duke shkaktuar mpirje, ndryshime humori, probleme me kujtesën, dhimbje, lodhje, verbëri dhe paralizë, sipas Shoqatës Kombëtare të Sklerozës së Shumëfishtë. Ndërkohë, Drake, e ftoi gjithashtu gruan të kthehej për koncertin e dytë në qytetin e tij të shtunën mbrëma.

Por kjo nuk është hera e parë që artisti “Nonstop” tregon anën e tij filantropike. Në vitin 2020, ai dhuroi 100,000 dollarë për fondin Kombëtar të Bail Out, një program i krijuar për të ndihmuar protestuesit që u arrestuan gjatë protestave të George Floyd. Në të njëjtën kohë, ai i dhuroi një studenteje të Universitetit të Majamit 50,000 dollarë për të paguar shkollimin e saj në kolegj. Ai gjithashtu dhuroi 50,000 dollarë të tjera për Strehën e Grave të Lotus House./Lapsi.al

Të këshilluara

Kapet mat Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Kapet mat Gigi Hadid dhe Bradley Cooper. Një romancë e re ‘në ajër’? Modelja e njohur Gigi Hadid 28 vjeç dhe aktori Bradley Cooper 48 vjeç, shijuan një darkë su...

09:51

Drake bën pauzë nga muzika

Drake njoftoi se po bën një pushim nga muzika për t'u fokusuar në shëndetin e tij. "Unë ndoshta do të bëj  pak pauzë nga muzika," shpjegoi reperi i "God's Pl...

17:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI