Flash

Rami Malek dhe aktorja shfaqen në publik pas aludimeve

Lapsi.al 6 October 2023
Rami Malek dhe aktorja shfaqen në publik pas aludimeve

Rami Malek dhe Emma Corrin u panë të kapur për dore gjatë Javës së Modës në Paris.

Dyshja u fotografuan teksa dilnin nga restoranti Laurent me personazhe të tjerë të famshëm, përfshirë Sydney Sweeney. Çifti u lidh për herë të parë në mënyrë romantike në korrik, kur u panë  në një koncert të Bruce Springsteen në Londër.

Më pas, në gusht upanë të afërt ndërsa darkonin në Buoy and Oyster në Kent, Angli. “Ata ishin shumë të pasionuar dhe shikonin njëri-tjetrin në sy”, tha një burim për Sun. "Ata u puthën dhe dukej se nuk e kishin mendjen se kush mund të shihte."

Ndërsa nuk kishte asnjë fotografi, burimi i brendshëm shtoi se Malek dhe Corri  ishin "plotësisht të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk i kushtonin vëmendje askujt tjetër".

Ndërkohë, ata me sa duket konfirmuan lidhjen e tyre muajin e kaluar kur u panë duke ndarë një puthje teksa shëtisnin qenin e tyre. Romanca e çiftit vjen pasi Malek i dha fund lidhjes me Lucy Boynton pas pesë vitesh së bashku. Ndërsa është e paqartë se kur përfundoi marrëdhënia e tyre, ish-ët u panë për herë të fundit në gusht 2021./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Jason Derulo akuzohet për ngacmim se*sual

Një këngëtare aspirante ka ngritur një padi për ngacmim se*sual kundër Jason Derulo, në të cilën ajo pretendon se këngëtari i R&B i ka nënshkruar asaj një m...

14:15

Latin Music Awards/ Lista e plotë e fituesve

Peso Pluma kishte plot 21 nominime në 'Billboard Latin Music Awards 2023', më së shumti nga çdo artist tjetër këtë vit. Por ai nuk është i vetmi që u nderua në ...

09:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI