Flash

David Beckham 'kritikon' Victorian pas deklaratës së saj

Lapsi.al 6 October 2023
David Beckham 'kritikon' Victorian pas deklaratës së saj

David Beckham  'kritikoi' gruan e tij, Victoria Beckham, pasi ajo u përpoq të pretendonte në dokumentacionin e ri "Beckham" të Netflix se ajo vinte nga një familje e "klasës punëtore".

Futbollisti iu kthye menjëherë gruas së tij pasi ajo  fliste me një producent në një intervistë solo."Ne të dy vijmë nga familje që punojnë shumë", tha stilistja. "Ne jemi shumë të klasës punëtore."

Pasi dëgjoi komentin, bashkëshorti i saj i tha asaj të jetë e sinqertë. Kur Victoria u përgjigj: "Unë jame sinqertë", David i kërkoi asaj të tregonte llojin e makinës me të cilën babai i saj e kishte çuar në shkollë kur ajo ishte fëmijë.

Kur ajo u përpoq të ndryshonte temë, David e ndërpreu përsëri. "Dakord, në vitet '80, babai im kishte një Rolls-Royce," pranoi Victoria, e njohur ndryshe si Posh Spice, me Davidin duke i thënë më pas: "Faleminderit". Një klip i shkëmbimit  i postuar në TikTok tashmë ka mbledhur mbi katër milionë shikime.

Përveç edukimit të Victorias, dokumentari gjithashtu hodhi dritë mbi pasojat nga lidhjet e supozuara të Davidit me Rebecca Loos dhe Sarah Marbeck.

Në vitin 2003, David u transferua në Spanjë për të luajtur për Real Madridin, ndërsa Victoria qëndroi në Mbretërinë e Bashkuar me dy djemtë e tyre të vegjël, Brooklyn dhe Romeo. Pasi filluan të qarkullojnë aludimet për tradhëti, Victoria u zhvendos në Spanjë.

“Ishte momenti më i vështirë që kam qenë ndonjëherë në gjithë jetën time,” pranoi Victoria ndërsa reflektonte mbi gjendjen e saj mendore në atë kohë.

Davidi gjithashtu u emocionua duke kujtuar ato kohë sfiduese në marrëdhënien e tyre.

"Unë nuk e di se si e kaluam atë, sinqerisht," tha ai në dokumentar. “Victoria është gjithçka për mua.Ta shikoja  atë të lënduar ishte tepër e vështirë, por ne jemi luftëtarë”./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Jason Derulo akuzohet për ngacmim se*sual

Një këngëtare aspirante ka ngritur një padi për ngacmim se*sual kundër Jason Derulo, në të cilën ajo pretendon se këngëtari i R&B i ka nënshkruar asaj një m...

14:15

Latin Music Awards/ Lista e plotë e fituesve

Peso Pluma kishte plot 21 nominime në 'Billboard Latin Music Awards 2023', më së shumti nga çdo artist tjetër këtë vit. Por ai nuk është i vetmi që u nderua në ...

09:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI