Flash

Edicioni i dytë ‘Zurich Shqip Up Comedy’ vjen në tetor me një organizim edhe më gjigant se vitin e kaluar.

Lapsi.al 3 October 2023
Edicioni i dytë ‘Zurich Shqip Up Comedy’ vjen në tetor me

Kanë mbetur më pak se tre jave kur skena kulturore e diasporës shqiptare në Zvicër do të mirëpresë Shqip up Festival Comedy, Festival ky që shënon këtë vit edicionin e dytë.

Me aktorët tashmë më në zë sa i përket zhanrit të Stand up komedisë, edhe këtë vit, Zürichu, si një ndër qendrat e e Diasporës shqiptare në Botë, do të qeshë shqip.

Duke shfaqur gatishmërinë e tyre si dhe duke shfaqur mosdurimin e tyre deri ne datën 21 Tetor, aktorët si Avni Shkodra, Valina Muqolli, Ernest Zymberi, Romir Zalla dhe e ftuara speciale Olta Daku, tashmë kanë postuar në rrjetet e tyre sociale videot ku i bëjnë thirrje diasporës për pjesëmarrje masive në atë që tashmë po quhet si eventi i vitit në Zvicër.

“Tashmë që jemi në muajin final të eventit, gjithcka po ecën sipas planit të paraparë. Deri më tani jemi në fazën finale edhe të detajeve të fundit, nga ku mund të konfirmojmë se Shqip Up Comedy Festival do të jetë gati të mirëpresë publikun e etur për gjëra të bukura” deklaruan organizatorët e Festivalit.

Sipas organizatorëve, interesimi i publikut është mjaft i madh, ku edhe presin që numri i publikut ti tejkalojë pritshmëritë e tyre. Ata, duke bërë të ditur se 3 javë para datës tashmë të përcaktuar për Festivalin, pra 21 tetorin, janë shitur një numër i konsiderueëshëm I biletave, bëjnë poashtu thirrje për të gjithë të interesuarit që ende nuk kanë siguruar një biletë hyrëse, të nxitojnë e të mos presin fundi, sepse gjasat që të mbesin pa bileta janë mëse reale.

Ata po ashtu njoftojnë publikun se biletat mund të blihen vetëm online, duke klikuar : https://eventfrog.ch/de/p/theater-buehne/buehnenveranstaltung/zuerich-shqip-up-comedy-festival-7101919520340549498.html#

Shqip Up Comedy është një Festival që këtë vit është ne edicionin e tij të dytë. Duke mëtuar të jetë një ngjarje e përvitshme kulturore në Zvicër, edicioni i parë ishte një sukses në vete.

Përkundër që ishte hera e parë, organizimi fantastik, kasta e aktorëve pjesëmarrës si dhe numri I madh I spektatorëve, bënë që ky event të krijojë një emër për veten, emër që pritet të zhvillohet ende më shumë në vitet pasues.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI