Flash

Asgjësohen bimë kαnabisi në Mat, shpallen në kërkim dy vëllezër

Lapsi.al 23 August 2023
Asgjësohen bimë kαnabisi në Mat, shpallen në

Në kuadër të operacionit "Kreshta të Pastra",  janë konstatuar në fshatin Madhesh 453 fidanë kanabis të cilat janë asgjësuar.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezër, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve. Po ashtu janë proceduar penalisht kryeplaku i fshatit dhe inspektori i shërbimit pyjor, për shpërdorim të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga toka, me patrulla këmbësore dhe nga ajri, nëpërmjet dronëve të Policisë, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 5-të e operacionit antikanabis i koduar “Kreshta të Pastra”.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohen në fshatin Madhesh dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Madhesh dhe Inspektori i shërbimit pyjor, për shpërdorim të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë finalizuar fazën e 5-të, të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”, ku kanë konstatuar në fshatin Madhesh, 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht shtetasit, 58 vjeç; , 52 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Madhesh. Vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit , 64 vjeç, kryeplak i fshatit Madhesh dhe, 47 vjeç, Inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Temperatura mbi 40 gradë

Dita e mërkurë, do të shënojë edhe kulmin e valëve të të nxehtit afrikan në territorin Shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C. Përsa i përket kusht...

07:52

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI