Flash

Tentoi të trafikonte një pistoletë drejt Francës, arrestohet i riu nga Kosova

Lapsi.al 23 August 2023
Tentoi të trafikonte një pistoletë drejt Francës, arrestohet

Një 21-vjeçar nga Kosova, rezident në Francë është arrestuar nga policia në portin e Durrësit. Sipas njoftimi të policisë, i riu Valmir Ademi tentoi të trafikonte drejt Francës një armë zjarri tip pistoletë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara është sekuestruar arma e zjarrit dhe 2 krehra të saj.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezidenti”, si rezultat i kontrolleve intensive që po ushtrohen gjatë pikut të sezonit turistik, në hyrje/dalje të vendit.

Tentoi të trafikonte drejt Francës, një armë zjarri pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Kosova (rezident në Francë). Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra të saj.

Krahas angazhimit maksimal për t’i ofruar fluksit të qytetarëve në hyrje/dalje, shërbim profesional, të shpejtë dhe me etikë, strukturat hetimore dhe ato operacionale të Policisë Kufitare të portit të Durrësit vijojnë kontrollet ndaj shtetasve dhe në mjetet me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë zjarri që do ta trafikonte drejt vendit të tij të rezidencës, u finalizua operacioni policor i koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit në dalje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi nga Kosova, Valmir Ademi, 21 vjeç, rezident në Francë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Temperatura mbi 40 gradë

Dita e mërkurë, do të shënojë edhe kulmin e valëve të të nxehtit afrikan në territorin Shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C. Përsa i përket kusht...

07:52

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI