Flash

Gazetari turk: Moska po rekruton 500 mercenarë serbë për të luftuar në Ukrainë

Lapsi.al 23 August 2023
Gazetari turk: Moska po rekruton 500 mercenarë serbë për të

Gazetari turk Ragip Soylu duke shpërndarë artikullin e publikuar në Intelligence Online, tregon se Rusia po punëson 500 mercenarë serbë që t’i dërgojë për të luftuar në Ukrainë.

Sipas inteligjencës franceze, pritet që deri më 1 shtator disa qindra mercenarë nga Ballkani Perëndimor, e veçanërisht nga Serbia, të arrijnë në një kamp të përkohshëm në rajonin e Moskës.

“Për t’i akomoduar, është krijuar një ‘Njësi Serbe’ si pjesë e Divizionit të 106-të”, ka shkruar Soylu në rrjetin social X.

Ai shton se të rekrutuarit janë kryesisht nga Serbia dhe shtetas serbë nga vendet fqinje.

“Midis mesit të korrikut dhe mesit të gushtit, 50 kandidatë u zgjodhën dhe u sollën në Rusi me fluturime komerciale në grupe prej dy ose tre nën maskën e një kontrate me një kompani ndërtimi të përparme”, shton ai.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Temperatura mbi 40 gradë

Dita e mërkurë, do të shënojë edhe kulmin e valëve të të nxehtit afrikan në territorin Shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C. Përsa i përket kusht...

07:52

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI