Flash

Modeli i rrugëve të Rilindjes

Lapsi.al 9 June 2023
Modeli i rrugëve të Rilindjes

Nga Ola Xama

By Pass-i i Vlorës është inaguruar dy herë zyrtarisht. Herën e parë rruga u hap për të eklipsuar protestën e vjetshme të opozitës dhe një javë më pas kur erdhi në Shqipëri Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Këtu nuk numërohen parakalimet që ka bërë propaganda sa herë ka qënë fushatë apo i binte rruga për në jug.

Megjithatë problemi nuk është ky. Disa i durojnë fushatat me rrugë, rritje rrogash dhe shpërblime e disa jo. Çështja qëndron se dhe 1 vit pas inagurimit By-Pass-i nuk ka përfunduar.

Rruga po amortizohet dhe ka pësuar rrëshqitje që në disa vende kanë nevojë për punime nga e para. Në gjysmën e saj nuk është hedhur shtresa e fundit e asfaltit që aksi të jetë i niveluar, ndërsa 1 urë ende ka mbetur me pilota të ngritura e nuk i është bërë tavani prej 1 viti. Aksi nuk ka sinjalistikë dhe përbën rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Kjo rrugë nuk ka patur kosto të larta me standardin e qeverisë Rama, por sërish ka kushtuar 80 milion euro për 29 km. Gjysma janë grante të BE-së dhe kredi nga BERZH e BEI. Rreth 20 milion euro janë dhënë nga qeveria shqiptare.

Ky aks mund të konsiderohet më i gjati për vitet që po merr për t’u ndërtuar. Nisi në 2011-n nga firma italiane Serenissima dhe pas 6 vitesh ARRSH i prish kontratën për zvarritje punimesh. Në ato kohë kishte akuza nga të dyja palët, shteti se Serenissma kishte paguar shumë rryshfet me qeverinë tjetër dhe nuk kishte fonde të mjaftueshme, italianët ankoheshin se ishin pa para pasi kishin paguar shumë nën dorë për qeveritarët aktualë.

E vërteta e kësaj çështje nuk doli kurrë dhe asnjë hetim nuk u hap ndonjëherë këtej nga ne. Në 2018-n, ARRSH prokuron dhe njëherë projektin dhe firmos kontratën për ndërtimin e By Pass-it të Vlorës me kompanitë Impresa Mantovani dhe Gener 2. Impresa Mantovani zotërohet nga Serenissima Holding srl, por askush nuk pyeti atëherë se si dhe pse u zgjodh një firmë e njëjtë e që kish lënë një mal me borxhe në Shqipëri. Rëndësi kishte të bëhej rruga.

Por rruga nuk është bërë. Kjo është një histori normale po ta matësh me standardin e punimeve në infrastrukturë të qeverisë Rama, por me një ndryshim: Rilindja këtu nuk është tallur vetëm me paratë tona por dhe me ato të taksapaguesve europianë. Kjo mbase mund të na ngushëllojë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI