Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Basha akuza për Berishën: Natën ndan tendera me oligarkët e Ramës

Lapsi.al 9 June 2023
Basha akuza për Berishën: Natën ndan tendera me oligarkët e

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi në degën nr.8, ka diskutuar mbi shqetësimet e demokratëve. Për këtë, Basha bën përgjegjës Sali Berishës, duke përmendur me termin “non-grata”.

Më tej tha se demokratët sot janë më të qartë se kurrë dhe se fitorja e tyre nuk mund të arrihet pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian.

“Në zemër të Tiranës, te Dega nr. 8, ndalova për një kafe me miq dhe qëndrestarë të Partisë Demokratike. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku iu përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre të natyrshme pas një viti heshtje nga ana ime dhe të mbushur me shpifje e mashtrime nga ai që, për interesa personale dhe të familjes së tij, vendosi të godasë Partinë Demokratike.

Për të mbuluar dështimin dhe izolimin e tij, ka rinisur të njëjtat sulme, atë që bën ndaj kujtdo që nuk e kontrollon dot. Natën ndan favoret, lejet e ndërtimit, tenderat, përmes oligarkëve të përbashkët me Edi Ramën, ditën del dhe akuzon të tjerët.

Ndryshe nga ai që është shkaktari i kësaj situate në PD, pasi është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë, unë bëra një hap pas, sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët.

Prandaj e ndjej për detyrë t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë në shërbim të njerëzve dhe jo interesave të një grupi që ka 30 vjet që përfiton prej saj.

Demokratët sot janë më të qartë se kurrë, që nuk mund të fitojnë pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, dhe se hallet personale nuk mund të kthehen në pengesë për demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI