Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Boris Johnson jep dorëheqjen si deputet

Lapsi.al 9 June 2023
Boris Johnson jep dorëheqjen si deputet

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si deputet me efekt të menjëhershëm. Shkak është bërë një raport hetimor parlamentar ku ai akuzohet se mashtroi Parlamentin për çështjen e festave gjatë pandemisë.

Dorëheqja e tij do të shkaktojë zgjedhje të pjesshme në zonën e tij në Londrën perëndimore në Uxbridge dhe South Ruislip. Në një deklaratë të gjatë, dramatike të dorëheqjes, ai thotë se është "i hutuar dhe i tmerruar" që po detyrohet të largohet.

Ish-kryeministri tha se “është shumë e trishtueshme që po largohet nga Parlamenti, të paktën tani për tani”. Johnson ishte kryeministër nga korriku 2019 deri në shtator 2022. Ai ka qenë deputet që nga viti 2001. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Modeli i rrugëve të Rilindjes

Nga Ola Xama By Pass-i i Vlorës është inaguruar dy herë zyrtarisht. Herën e parë rruga u hap për të eklipsuar protestën e vjetshme të opozitës dhe një javë ...

20:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI