Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vrasja në Shëngjin, anglezi Mithan kërkon liri me kusht, çfarë vendosi gjykata

Lapsi.al 8 June 2023
Vrasja në Shëngjin, anglezi Mithan kërkon liri me kusht,

Britaniku Thomas Mithan sipas policisë shqiptare ishte pjesë e grupit të vëzhgimit të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Me qëllim ekstradimi në Shqipëri, ai do arrestohej më 3 maj. Pasditen e të enjtes Gjykata e Ekstradimeve në Londër mori në shqyrtim kërkesën Thomas Mithan për liri me kusht.

Top Channel raporton se gjykatësi Daniel Sternberg duke marrë në konsideratë se për çfarë ai akuzohet në Shqipëri nuk e pranoi kërkesën.

Shqyrtimi kërkesës së Shqipërisë do të zgjasë për pesë ditë dhe do të zhvillohet në nëntor. Në pritje të seancës kryesore të ekstradimit bashkë me Mithat do të vijojnë të qëndrojnë Steven Hunt, dhe shqiptari me nënshtetësi britanike Edmond Haxhia. Ndërsa Harriet Bridgeman për arsye se ka për t’u kujdesur për një fëmijë, dhe kundrejt një garancie 20.000 stërlina në seancën e datës 5 maj u la e lirë me kusht.

Gjatë seancës të ekstradimit këtë të enjte një prej avokatëve mbrojtës i tha gjykatës se ka lexuar me habi në median shqiptare se personi i pestë i kërkuar nga drejtësia shqiptare “është lokalizuar nga policia angleze dhe nuk arrestohet pasi nuk ka prova ndaj tij”.

Bëhet fjalë për Harry Simpson ende në arrati por me një urdhër arresti nga Shqipëria dhe pjesë e kërkimit të Interpolit me kartelë të kuqe.

Ndërkohë gjykata e Londrës e ka vlerësuar të rregullt urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria për Harry Simpson./TCH

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI