Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kthesa amerikane, ambasadori i SHBA në Beograd lavdëron Vuçiçin: E konsiderojmë partner të mirë

Lapsi.al 8 June 2023
Kthesa amerikane, ambasadori i SHBA në Beograd lavdëron

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka dhënë një intervistë për VOA-n, ku ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtit, duke thënë se Ambasada e ShBA-së në Prishtinë duhet të vendosë nëse ende e konsideron mik e partner atë.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë.” – tha Hill.

Por diplomati amerikan ne Beograd ka pasur fjalë të mira për Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, të cilin theksoi se e cilëson si “partner të mirë” në procesin e dialogut.

“Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç'është e mundur për të shtensionuar situatën dhe shohim që tashmë po shohim shenja se zbatohet. Kjo është shumë pozitive. Isha i pranishëm në bisedimet (me Escobarin, Vuçiçin dhe Lajçakun,) natën tjetër dhe mund t'ju them se ato shkuan përtej krizës aktuale në Kosovë. Mendoj se ka një mirëkuptim me autoritetet në Serbi se si të ecim përpara, t'i bëjmë gjërat së bashku. Shpresoj që edhe populli i Serbisë do ta kuptojë se ne duam të bashkëpunojmë shumë më tepër politikisht, ekonomikisht, në fushën e sigurisë, që është një nga arsyet e vizitës së gjeneralit Haëkinson (i Gardës Kombëtare të SHBA-së). Ne jemi shumë të interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë - të paktën aq sa janë të interesuar njerëzit dhe qeveria në Serbi për të. Ne e ndjejmë se Serbia po bëhet një partner gjithnjë e më i mirë për ne.” – shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI