Flash

"S’kemi nevojë për një shpëtimtar", Vetëvendosje kundër propozimit të Ramës

Lapsi.al 8 June 2023
"S’kemi nevojë për një shpëtimtar",

Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili bëri me dije se i ka dorëzuar një draft-statut presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Ajo tha se Rama nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës dhe se nuk kanë nevojë për një “shpëtimtar”.

Më tej deputetja tha se ata s’kanë nevojë për shpëtimtarë të vetëofruar, por për nëj draft i icli do të ketë në fokus drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë.

“Ne skemi si ta shohim për shkak se nuk e kemi parë atë draft-statut. Siç ka thënë edhe vetë kryeministri Rama, ai nuk është konsultuar me ne. Mendoj që specifikat dhe rrethanat e këtij procesi në Kosovë, janë të tilla që duhet pasur në konsideratë të gjithë historinë e këtij procesi dhe natyrisht edhe rëndësinë e rrjedhës përpara bazuar në parime. Kryeministri Kurti e përmendi edhe në seancë që pret që më tutje të elaborohet në vizionin apor edhe parimet e draft-statutit dhe jo në kapërcimin e menjëhershëm, ku çështja e draft-statutit të asociacionit kthehet në një çështje pazaresh: një version para të thata dhe versioni tjetër bazuar në parimet e Republikës së Kosovës dhe të gjitha parimet e tjera për të cilat ka dhënë garancë bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA me Bashkimin Evropian. Ne nuk duhet të hyjmë në një proces në të cilin duhet të ndryshojmë versione të draft-statutit, për të përfunduar në një format që të një shteti në të cilin jetojnë komunitete të tjera jo shumicë.

Interes qeveria e Kosovës ka që të diskutojë mbi vizionin dhe parimet, ne kemi parë draft-statut megjithëse jo nga Shqipëria. Kemi parë një që u bë nga ekipi menaxhues i mandatit të shkuar. Ne nuk kemi nevojë për një shpëtimtar që të na ofrojë draft-statutin. Ne kemi nevojë për pronësi dhe elaborim të parimeve në fokus me drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë, me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”, tha Lila.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI