Flash

FOTO/ Vangjush Dako në kafaz brenda sallës së gjyqit

Lapsi.al 8 June 2023
FOTO/ Vangjush Dako në kafaz brenda sallës së gjyqit

Masa e arrestit me burg do ti komunikohet sot Vangjush Dakos, që është paraqitur sot në Gjykatë i shoqëruar nga avokatët e tij. Në foton më lart ai duket që është duke folur brenda kafazit të xhamtë në sallën e gjyqit. Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11-katësh, duke i miratuar lejen pasi punimet kishin përfunduar që në 2011 si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave. Ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Dako u shpall non grata nga ShBA disa vite më parë dhe që atëherë është përfolur vazhdimisht për një arrestim të tij me urdhër të SPAK. Lajmi për arrestimin doli disa ditë para se gjykata të firmoste urdhër-arrestin, pas një kërcënimi që ambasadorja amerikane Juri Kim bëri kur u lirua nga burgu Saimir Tahiri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI