Flash

1 muaj pas tragjedisë/ Çfarë ndodh në pallatin ku shqiptari vrau vajzën dhe një italian

Lapsi.al 7 June 2023
1 muaj pas tragjedisë/ Çfarë ndodh në pallatin ku

Ka kaluar 1 muaj nga tragjedia në Torremaggiore ku shqiptari Taulant Malaj vrau vajzën e tij, Xhesikën 16 vjeçare dhe një italian si dhe plagosi bashkëshorten e tij Teftën me thikë. Mediat vendase janë rikthyer në vendin e ngjarjes dhe sjellin dëshmi të njerëzve mbi krimin që tronditi të gjithë vendin fqinj.

Shtëpia e shqiptarëve ka dalë në shitje. Fqinjët thonë se janë ende të tronditur nga ajo që ndodhi në natën mes 6 dhe 7 majit. "Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale” – thonë ata. Të martën u mbajt një përkujtimore për 51-vjeçarin italian Massimo De Santis.

“Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Më mirë të kisha vdekur në një aksident rrugor ose në rrethana të tjera, por ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, - thotë vëllai i tij Gianluca. Në shtëpi jeton ende nëna e tyre 80-vjeçare. “Nëna nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në katin e tretë dhe kur ajo del nga ashensori hedh sytë drejt e përpara, si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimos, i shtrirë në tokë”, - thotë Gianluca.

Kutia postare e familjes Taulant dhe Tefta Malaj është e mbushur me letra. Në katin e parë, aty ku ishte shtëpia e familjes shqiptare ka vetëm heshtje. Ajo ndërpritet nga puna e rinovimit të një apartamenti në katin tjetër.

“Vëllai im ishte një djalë gazmor, i pëlqente të bënte shaka dhe ishte gjithmonë i disponueshëm. Edhe mbrëmjen e vdekjes ai bëri shaka me punonjësit para se të mbyllte vendin dhe të kthehej në shtëpi, ku do të gjente një vdekje absurde”, - kujton Pasquale De Santis, bashkëpronari i lokalit.

“Menjëherë pas orës 1 e gjysmë ai mbylli lokalin dhe u kthye në shtëpi. E kisha lënë një orë më parë, sepse të nesërmen kisha radhën për të punuar në turnin e mëngjesit. Kamerat e kanë fiksuar të ulur brenda lokalit duke bërë shaka me punonjësit. Është fotografia e tij e fundit. Më pëlqen ta kujtoj kështu: duke buzëqeshur”, - përfundon Pasquale De Santis.

Avokati Michele Sodrio tha se po përpiqet të mbledhë fonde për Teftën, gruan 39-vjeçare të Taulantit dhe djalit të saj 5-vjeçar Leonardos, një spektator i padëshiruar i masakrës së babait të tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI