Flash

Albin Kurti për Asocacionin: Jo tekste alternative

Lapsi.al 8 June 2023
Albin Kurti për Asocacionin: Jo tekste alternative

Edhe pse nuk iu referua konkretisht propozimit të kryeministrit Rama, Albin Kurti deklaroi gjatë seancës në kuvendin e Kosovës këtë të enjte se për çështjen e asociacionit nuk mund të pranohen tekste alternative nëse palët nuk dakordësohen parimisht.

Ai tha se draft-vizionin e tij për këtë çështje e ka prezantuar tashmë para ndërkombëtarëve më 2 maj. Kurti tha sot se vizionin e tij për draft statutin e Asociacionit mund ta thelloj kur të ketë pajtueshmëri në parim më shtyllat që ai ka prezantuar.

Ai deklaroi se nuk mund të shkruajë tekste alternative pa u pajtuar njëherë në parim.

“Unë kam prezantuar me 2 maj draft – vizionin. Unë këtë mund të thellojë (vizionin për statutin e Asociacionit), por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra, kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që unë i kam thënë në Ohër, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin.

Por, nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”- tha ai.

Gjatë seancës së mbajtur në Kuvendin shtoi se draft vizionin e propozuar nga ai në takimin e 2 majit u refuzua nga Brukseli.

“Rrjedhimisht unë kam propozuar një draft vizion për të zbatuar nenin shtatë të marrëveshjes bazike dhe në lidhje me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër dhe më pas edhe të Brukselit zyrtar, i cili vazhdon të konsiderojë këtë çështje të hapur”- deklaroi kryeministri.

Sipas tij, tash e tutje mund të diskutohet në kuadër të dialogut të Brukselit për zbatimin e nenit shtatë të marrëveshjes sipas vizionit të tij të prezantuar në Bruksel, i cili siç tha ai “prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës sonë, konsensusin trans-atlantik të vlerave demokratike dhe liberal”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI