Flash

Sasi e fara kanabisι, armë zjarrι dhe municion luftarak, arrestohen 4 persona në Shkodër

Lapsi.al 20 February 2023
Sasi e fara kanabisι, armë zjarrι dhe municion luftarak,

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 shtetas që shpërndanin doza kanabis. Në kuadër të operacionit “Porosia e fundit” janë sekuestruar sasi kanabisi, fara kanabisi, 1 armë zjarri, 1 armë gjahu (çifte) dhe municion luftarak.

Sakaq në pranga kanë rënë 4 persona, Franc Marku, Brendon Bajrami, Ehad Hoxha dhe Krisijan Verri. Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia e fundit”, sekuestrohen sasi kanabisi, fara kanabisi, 1 armë zjarri, 1 armë gjahu (çifte) dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 4 shtetas që shpërndanin doza kanabisi, në qytetin e Shkodrës.

Në banesën e njërit prej të arrestuarve, Policia gjeti një pjesë të kanabisit, armët dhe municionin luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Porosia e fundit”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B.B., 22 vjeç, F. M., 21 vjeç, E. H., 21 vjeç dhe K. V., 22 vjeç, banues në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 2 fishekë në fole, një sasi municioni luftarak dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Tregu i këmbimi valutor të kësaj të hëne ka reflektuar një mungesë rritjeje te monedhat e huaja. Kësisoj, sot një dollar amerikan do të blihet me 107.7 lekë dhe...

09:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI