Flash

Tentoi të νriste një person me shkop bejsbolli pas një sherri, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari

Lapsi.al 20 February 2023
Tentoi të νriste një person me shkop bejsbolli pas një sherri,

Artan Paja, 44-vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit. Ai pasi ka tentuar që të vrasë punonjësin e një karburanti në Durrës. 44-vjeçari ka dashur ta vrasë punonjësin për motive të dobëta, pas një konflikti mes tyre. Paja është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga policia në fshatin Shkanafe të Durrësit.

Sulmi është bërë ndaj një 46 vjeçari, banues në fshatin Kullë të Durrësit. K. S. Ai ndodhet janë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihet se kush ishte shkaku i sherrit të tyre. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

“Durrës/ Tentoi të vriste me send të fortë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm nga Policia, kapet dhe arrestohet 44-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, sipas njoftimit të policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Tregu i këmbimi valutor të kësaj të hëne ka reflektuar një mungesë rritjeje te monedhat e huaja. Kësisoj, sot një dollar amerikan do të blihet me 107.7 lekë dhe...

09:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI