Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

PAMJET/ Kapet 4.5 tonë kokαinë në Spanjë, në pranga edhe 2 shqiptarë

Lapsi.al 20 January 2023
PAMJET/ Kapet 4.5 tonë kokαinë në Spanjë, në
Sekuestrohet një sasi rekord kokαine në Spanjë. Sipas mediave atje, bëhet fjalë për 4.5 tonë, e cila është sekuestruar në një anije të nisur nga Brazili, në afërsi të ishujve Kanarie. Anija mbante flamurin e shtetit afrikan të Togos. Gjatë operacionit janë arrestuar 15 persona, që ishin anëtarë të ekuipazhit të anijes. 2 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa 13 të tjerët nga Pakistani. Momentalisht emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se sekuestrimi i kësaj sasie të madhe kokaine u bë falë bashkëpunimit të disa agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Paraprakisht raportohet se ajo që ngriti dyshimet e autoriteteve ishte fakti se ekuipazhi kishte deklaruar se transportonte 200 ton kafe, një sasi shumë më e vogël nga kapaciteti i anijes. Një tjetër dyshim lindi pasi anija lundronte me GPS satelitor të fikur. Anija ku ndodhej sasia e kokainës, planifikoi të vazhdonte rrugën për në Evropë, duke kaluar shumë pranë Galicisë. Operacioni në fjalë u kodua Blume dhe është në vijimësi të disa operacioneve të tjera të autoriteteve spanjolle me qëllim goditjen e të ashtuquajturës “rruga Atlantike” e kokainës. Kjo rrugë njihet për transportin e lëndës narkotike me anë të anijeve tregtare apo të peshkimit, nga Amerika Jugore nëpërmjet Atlantikut e që destinacion kanë kontinentin Europian  Hetimet lidhen drejtpërdrejt me një organizatë të madhe shqiptare që operon njëkohësisht në Brazil, Spanjë dhe Itali, ku disa nga anëtarët e saj u arrestuan këtë javë në lidhje me një tjetër depo të zbuluar në Santos. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43