Flash

Detaje nga rrëmbimi në Sarandë/ I riu u godit me makinë dhe u hodh në kanal

Lapsi.al 20 January 2023
Detaje nga rrëmbimi në Sarandë/ I riu u godit me makinë dhe

Zbulohet shkaku i rrëmbimit të Gentian Omerit në Sarandë. Ngacmimi në mënyrë të vazhdueshme dhe krijimi i një lidhje intime me një grua të martuar, është bërë shkak për marrjen peng dhe dhunimin e rëndë për 3 orë të Gentian Omerit. "OraNews" raporton se Gentian Omeri ishte duke udhëtuar nga Konispoli në drejtim të Tiranës, kur gjatë orëve të mesnatës është sulmuar me makinë, duke u rrëmbyer, futur në bagazh dhe dhunuar fizikisht nga 4 anëtarë të familjes Ndoj.

Shkak i përshkallëzimit të kësaj ngjarje, është bërë lidhja intime që Omeri kishte krijuar me vajzën e Astrit Ndoj nga Konispoli dhe motrën e 2 vëllezërve, Anton dhe Aleksandër Ndoj. Qyno bën me dije se Omeri kishte disa kohë që ngacmonte një vajzën e tyre, e cila është e martuar, por nga ana tjetër kishte krijuar një lidhje jashtë martesore. Marrëdhënien mes tyre e kishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe xhaxhai i saj.

Ndaj dhe kishin vendosur të ndërhynin. Në mesnatën e 19 janarit 2023 kishin ndjekur Gentian Omeri, teksa po udhëtonte më makinën e tij drejt Tiranës, është goditur me mjetin ku lëviznin 4 personat, Pjetër Ndoj, Anton Ndoj, Aleksandër Ndoj dhe Astrit Ndoj, duke i shkaktuar atij aksident dhe nxjerrë makinën nga rruga. Në momentin që mjeti ka përfunduar në kanal, të katër kanë zbritur nga makina e tyre, duke e rrëmbyer forcërisht Gentian Omerin dhe futur atë në bagazhin e makinës.

Omeri është çuar në një vend, në fshatin Xarë, ku e kanë lidhur dhe më pas rrahur për ca orë, duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. E pasi kanë mbaruar "punë" e kanë hedhur në kanal duke menduar se Omeri kishte vdekur. Por ishte ende gjallë edhe pse lëndime serioze. Katër autorët janë mundur të identifikohen nga kamerat e sigurisë të disa prej bizneseve në zonën e Konispolit dhe Sarandës, duke mundësuar dhe arrestimin e tyre mesnatën e djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjatë momentit të arrestimit, asnjëri prej 4 personave nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke çuar duart lart, ndërsa tani do të përballen me drejtësinë, pasi akuzohen për veprat penale: “Plagosjes së rëndë me dashje”, “Heqje e paligjshme të lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës” të kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI