Flash

Vuçiç: Serbia e gatshme të pranojë propozimin evropian për Kosovën

Lapsi.al 20 January 2023
Vuçiç: Serbia e gatshme të pranojë propozimin evropian

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten se Serbia është e gatshme të pranojë dhe zbatojë konceptin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai i bëri këto komente pas takimit me të dërguarit amerikanë dhe evropianë të cilët më herët gjatë ditës qëndruan në Prishtinë.

Pas takimit me presidentin serb, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se ndihet i inkurajuar nga bisedimet, të cilat ai i cilësoi të vështira, por të hapura.

“Presidenti Vuçiç demonstroi një qasje të përgjegjshme dhe gatishmërinë për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe të ardhmes evropiane të Serbisë”, tha zoti Lajçak për gazetarët pas takimit.

Duke folur në emër të grupit i dërguari evropian tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është element thelbësor për qëndrueshmëri mes dy vendeve.

Nga ana e tij presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij do të përballej me probleme dhe sfida nëse nuk pajtohej me propozimin evropian. Ai tha se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar, duke ritheksuar rëndësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /VOA

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI