Flash

Drejtoria Detare: Disa tragete nuk do të nisen, pritet stuhi dhe dallgë deri 4 metra

Lapsi.al 20 January 2023
Drejtoria Detare: Disa tragete nuk do të nisen, pritet stuhi dhe

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se të premten pasdite, moti do të përkeqësohet sërish në të gjithë bregdetin dhe si rrjedhojë, disa tragete nuk do të nisen. Në njoftimin e publikuar në Fb, thuhet: "Në bazë të parashikimit të situatës hidrometeorologjike për vendin tone për datat 20 - 22 janar 2023, moti do të përkeqësohet duke filluar pasditen e datës 20 janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Era do të jetë me drejtimin jug-jugperëndim në forcën 7 bft deri 8 bft dhe me shpejtësi mbi 25 m/s. Lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra.

Situata në portet dhe radat për datën 20 janar 2023 paraqitet si më poshtë:

Në Portin e Durrësit, tragetet që operojnë në linjën Durrës - Bari - Durrës nuk do të nisen ditën e sotme nga të dyja portet respektive. Gjithashtu edhe trageti i linjës Durrës -Ankona - Durrës nuk do të niset nga Porti i Ankonës.

Në Portin e Vlorës, për linjën Vlorë - Brindisi - Vlorë, trageti “Ioan Star” do të niset rreth orës 14:00 nga Porti i Vlorës. Kurse në datën 21 janar 2023 nuk do të behet nisja nga Porti i Brindisit.

Në Portin e Sarandës, anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme kanë operuar normalisht.

Në Portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme. Situata meterologjike detare pritet që të përmirësohet ditën e diel.

Për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës. Drejtoria e Përgjithshme Detare do të njoftojë në vijimësi për çdo ndryshim apo përditësim të situatës meterologjike dhe operimit të mjeteve lundruese në portet e Republikës së Shqipërisē."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI