Flash

VIDEO/ Regjisori i “Kumbarit” përshëndet shqip: "Mëngjesi", kështu thoshte gjyshi im!

Lapsi.al 20 January 2023
VIDEO/ Regjisori i “Kumbarit” përshëndet shqip:

Francis Ford Coppola është një nga regjisorët më të mëdhenj të botës. Ai është bërë i famshëm për triologjinë “Kumbari”, filmin me temë nga lufta e Vietnamit- “Apokalips Now”, “Drakula”, e shumë e shumë filma të tjerë, të cilët thuajse të gjithë kanë marrë çmimet Oscar.

Mbrëmë, Coppola ka qenë pjesë e emisionit shumë të famshëm në “Jay Leno's Garage” të gazetarit Jay Leno në tv CNBS. Bie në sy, se sa Leno zbret nga makina dhe afrohet tek veranda e vilës së Coppola-s vendosur në një supër fermë me hardhi në Kaliforni, regjizori i madh i thotë: “Mëngjezi.” “Mëngjezi” - ia kthen edhe Jay Leno, duke shtuar - “Por nuk e di se çfarë do të thotë kjo?”

- “Domethënë se nuk ka njeri këtu (qesh)…kështu thoshte gjyshi im kur ia uronte mireseardhjen” - sqaron Francis Coppola…

- A ishte shqip kjo “Mëngjesi”?

Kërkimi ne origjinën e familjes Coppola nxori se ata kanë emigruar në SHBA nga Bernalda, Basilicata, Itali. Zonë ku dihet se ka pasur, komunitete të mëdha arbëreshe, madje edhe sot, por më pak. Fraza “Mëngjezi” gjendet midis sekondave 20 dhe 30 të videos, pra në fillim fare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI