Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Mashtrimi me call centre/ Iu morën 135 mijë euro dy spanjollëve, pjesë e skemës edhe një shqiptar

Lapsi.al 20 January 2023
Mashtrimi me call centre/ Iu morën 135 mijë euro dy spanjollëve,

Pavarësisht operacioneve në bashkëpunim me agjencitë partnere, mashtrimi i shtetasve të huaj nëpërmjet Call Ceterave vijon. Mediat e huaja kanë raportuar sot se viktimat e radhës kanë qenë dy shtetas spanjollë nga Lugo. Bëhet fjalë për mashtrimin me anë të kriptovalutave, ndërsa mësohet se autorët e përfshirë ndodhen në Shqipëri, Belgjikë dhe Francë. Pas hetimeve të ngjarjes, agjentët e Brigadës Krahinore të Policisë Gjyqësore nga komisariati i Lugos kanë arritur të identifikojnë një shtetas shqiptar, autorin e dyshuar kryesor të mashtrimit. Ata lëshuan një letër porosi për ta gjetur dhe për ta ndaluar këtë person.

Skema e mashtrimit:

Mësohet se ata përdorën metodën e simulimit për të bindur viktimat se po fitonin para nga investimi i tyre në kriptovaluta, gjë që nuk ishte e vërtetë, ndërsa shumë e përfituar nga autorët raportohet të jetë 135 mijë euro.

Viktima e parë ka mbërritur në komisariat me pretendimin se i janë marrë përmes mashtrimit rreth 40 mijë euro. Sipas versionit të tij, ata e bindën të kontribuonte shumën e madhe duke i treguar rezultatet e mira të arritura me klientët e tjerë. Sapo investoi, ata aktivizuan mekanizmat e njohur si metoda e simulimit, dhe i treguan rezultate pozitive, por false.

Me këtë taktikë, mashtruesit i treguan këtij personi një bursë të supozuar virtuale, në të cilën investimi i tij u rrit. Duke parë këtë simulim, personi i dëmtuar u bind që të mund të vijonte procesin.

Problemi lindi në momentin që ai kërkoi të tërhiqte paratë, moment kur mashtruesit u zhdukën.

Pas marrjes së parave, kriminelët kibernetikë i shndërruan 40 mijë eurot në monedha të ndryshme virtuale dhe i shpërndanë përmes kuletave të ndryshme online. Në këtë mënyrë, ata diversifikuan vendndodhjen e parave të mashtruara, duke e bërë më të vështirë për hetuesit gjetjen e tyre.

Ata përdorën kuleta të ndryshme, të gjitha të varura nga e njëjta llogari ‘prind’, por jo të lidhura drejtpërdrejt me të. Në këtë mënyrë shmangin kontrollet e subjekteve mbikëqyrëse kombëtare të vendit nga i cili tërheqin paratë dhe të atij që i merr. Kështu, ato e bëjnë të pamundur gjetjen e një llogarie dhe paralizimin e transfertave.

Rasti i dytë i raportuar së fundmi në Lugo është edhe më i rëndë. Në këtë denoncim, personi i prekur pretendonte se dhjetorin e kaluar kishte humbur rreth 95 mijë euro si pasojë e mashtrimit.

Skema ishte e njëjtë. Mashtruesit përdorën një treg fals në internet dhe u larguan me paratë e viktimës. Ata e transformuan atë në kriptovaluta të ndryshme dhe e shpërndanë nëpër kuleta të ndryshme për të shmangur kontrollet.

Megjithatë të përfshirë në këtë rast ishin dy autorë të tjerë, një francez dhe një belg me banim në Francë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43