Flash

Zbardhet emri i shqiptarit që u vrα nga fqinji në Itali

Lapsi.al 6 January 2023
Zbardhet emri i shqiptarit që u vrα nga fqinji në Itali

59-vjeçari Gëzim Dodoli është shqiptari i cili mbeti i vrαrë mbrëmjen e së enjtes në Itali nga fqinji i tij. Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e viktimës dhe autorit. Ai është Sandro Mugnai, 53 vjeç.

Shqiptari u qëllua për vdekje me një pushkë nga italiani. Kjo pasi 59-vjeçari tentoi t’i shkatërronte shtëpinë fqinjit me ekskavator. Ngjarja e rëndë ndodhi në San Poli, në Arezzo, një zonë e qetë ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Mediat italiane kanë cituar famullitarin i zonës, Don Natale Gabrielli që thotë se dy familjet dikur kishin hyrje-dalje.

“Kam shkuar disa herë të ha tek të dyja familjet. Fëmijët, sot të rritur, shërbenin në meshë me mua dhe rrinin në famulli. Më pas familja Dodoli u transferua në Milano, por prej disa kohësh, Gëzimi ishte kthyer i vetëm. Se çfarë ndodhi nuk e di, por di që ndoshta Sandro donte të mbronte familjen e tij. Çatia po binte për shkak të goditjeve të ekskavatorit, do të kishin vdekur të gjithë të shtypur”, - thotë ai.

Edhe disa fqinjë ndajnë të njëjtin mendim: “Sandro është një njeri i mirë” - thotë njëri prej tyre. "Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të gjithë. Ai pa rrezikun për jetën para fytyrës dhe reagoi siç do të kishte bërë secili prej nesh” – shton ai.

Motivet e përplasjes mes 2 fqinjëve janë ende të paqarta. 53-vjeçari italian u arrestua nga autoritetet dhe aktualisht ndodhet në burgun e Arezzo në pritje për t’u marrë në pyetje. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të viktimës, për të kuptuar se çfarë e çoi 59-vjeçarin shqiptar të ndërmerrte aktin që i kushtoi jetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43