Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Andrew Bode aplikoi për pasaportë pas vrasjes së Papës (VIDEO)

Lapsi.al 6 January 2023
Andrew Bode aplikoi për pasaportë pas vrasjes së Papës

Andrew Bode, ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa, u pajis me pasaportë të re vetëm 1 ditë përpara se të shpallej në kërkim. Televizioni Klan mëson se ai ka aplikuar për pasaportë në vendin e lindjes së tij, në Berat më 29 Dhjetor, 13 ditë pas vrasjes që kreu në zonën e Selitës.

Më 30 Dhjetor ai e ka tërhequr pasaportën në mënyrë të përshpejtuar, ndërsa më 31 Dhjetor policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij, Albano Velon dhe e shpalli në kërkim 44-vjeçarin beratas, që jetonte në një shtëpi me qira te Kodra e Diellit.

Marrja e pasaportës ka qenë hera e fundit që ai ka lënë gjurmë. Burime të grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e vrasjes së Edmond Papës thonë se pas marrjes së dokumentit të identifikimit, dyshohet se ai mund të jetë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale.

Ndërsa pasaporta mund të jetë përdorur prej tij për të lëvizur nga një vend anëtar i BE në ndonjë tjetër, për të humbur gjurmët.

Vendi në të cilin mund të ketë kaluar kufirin ilegalisht dyshohet se është Greqia. Ai ka jetuar më parë atje dhe rezulton se ishte dënuar për trafik droge, dënim prej të cilit ka ndyshuar edhe emrin nga Ervin në Andrew.

Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë të premte masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, ndërsa Bode pritet të shpallet në kërkim ndërkombetar.

Sipas organit të akuzës, pamjet filmike si dhe prova të tjera të pakontestueshme provojnë se ishte Bode që qëlloi biznesmenin Papa, ndërsa i arrestuari Albano Velo e ka ndihmuar ta ndjekë dhe ta largojë nga vendi i ngjares. Velo dhe Bode rezulton të kenë pasur miqësi me Aleksandër Sadikajn, të vrarë në Qershor të vitit 2022 dhe dyshohet se vrasja e Edmond Papës mund të jetë e lidhur me këtë ngjarje./Klan

https://www.youtube.com/watch?v=WrBdOxE2-V8

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43