Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Mediat spanjolle: Fatbardh Dervishi u arrestua me αrmë në dorë

Lapsi.al 2 January 2023
Mediat spanjolle: Fatbardh Dervishi u arrestua me αrmë në

Policia Kombëtare spanjolle dhe Garda Civile në një operacion të përbashkët, kanë çmontuar një organizatë kriminαle me bazë në bregdetin e Málaga. Mediat spanjolle shkruajnë se në krye të saj qëndronte shqiptari Fatbardh Dervishi (Doda).

Anëtarët e bandës së tij kryen grabitje me dhunë të drοgës nga trafikantët e tjerë. Mediat spanjolle shkruajnë se anëtarët e këtij rrjeti ishin shumë të dhunshëm. Ata përdornin armë lufte dhe gjatë sulmit të bandave të tjera pretendonin se ishin agjentë të Forcave të Sigurisë. Madje përdornin edhe automjete që të ngjashme me ato të policisë. Në operacionin e policisë ranë në pranga 10 persona. 9 prej tyre u arrestuan në Malaga dhe Marbella ndërsa njëri në Cadiz. Gjykata ka urdhëruar lënien e tyre në paraburgim të përkohshëm për 6 prej të ndaluarve.

Gjatë hetimeve u kryen kontrolle në 2 shtëpi të përdorura si “çerdhe droge” në Estepona. Vetë Dervishi e kishte vendosur bazën e tij në Mijas. Në operacion u sekuestrua 70 kilogramë hashash, 5 automjete të vjedhur, 2 targa të vjedhura, një automatik, disa pistoleta, municione të shumta, dokumente të rreme identiteti dhe një sasi e madhe objektesh policie si: uniforma, targa emblema, fenerë, pajisje blic.

Operacioni i quajtur “Siren 21”, filloi 2 vjet më parë. Në atë kohë u morën informacione për një rrjet kriminal, i bazuar kryesisht në bregdetin perëndimor të provincës së Malaga dhe me degëzime në Cádiz.

LEXO EDHE: Kush është Fatbardh Dervishi që u kap në Spanjë (Krìmet)

Për Fatbardh Dervishin thuhet se ishte gjithmonë i armatosur dhe ishte shumë “i rrëshqitshëm” për policinë. Ai përdorte disa identitete. Për këtë kishte në përdorim dokumente të rreme identiteti të kombësive të ndryshme. Ai ndryshonte shpesh adresën dhe pamjen e tij fizike. I priste flokët, i lyente ose rriste mjekrën. Anëtarët e tjerë të organizatës kishin funksione të qartë mes tyre. Disa ishin roje, të tjerë transportues, disa merreshin me punë vëzhguese.

Në momentin e arrestimit shqiptari kishte me vete një pistoletë gati për të hapur zjarr. Ai ishte në kërkim edhe për disa akuza nga autoritetet shqiptare. Në Spanjë kërkohej për armëmbajtje pa leje; trafik droge ndërsa në Shqipëri për plagosje me dashje.

Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar të një viti më parë, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë - Durrës një vajzë 23-vjeçare. prej asaj kohe rezulton në kërkim. Dervishi u akuzua edhe nga Liza Malshi, nëna e Taulant Malshit i zhdukuri në Spanjë në vitin 2018 në Spanjë.

Nëna e të riut tregoi se ishte telefonuar nga shoku i tij Edmir Vlashi. Ai i kishte thënë se më 25 gusht 2018, ishte telefonuar nga Fatbardh Dervishi (Doda) që i kishte thënë: “Mos e kërko më shokun tënd pasi unë kam kry punë me të dhe e kam hedhur në mes të detit në Malaga”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI