Flash

Adoleshenti shqiptar ndërroi jetë natën e fundit të vitit në Itali, ngjarja po hetohet si vrasje nga pakujdesia

Lapsi.al 2 January 2023
Adoleshenti shqiptar ndërroi jetë natën e fundit të vitit

Vdekja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali natën e fundit të vitit që sapo lamë pas po hetohet si vrasje nga pakujdesia. Ngjarja e rëndë ndodhi në një pjesë të një ndërtese që strehonte të mitur të pashoqëruar. Ambienti u përfshi nga flakët dhe veç shqiptarit që humbi jetën, dy të tjerë mbetën të lënduar. Prona ishte rinovuar plotësisht në vitin 2016.

Nuk dihet ende se ndaj kujt ka nisur hetimi apo nëse ka persona të dyshuar, teksa pritet një autopsi dhe hetime të mëtjeshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

“Është herët për të komentuar shkaqet e zjarrit. kemi marrë raporte të ndryshme, por është thelbësore të konstatojmë çdo detaj”, tha prokurori i çështjes.

I mituri shqiptar humbi jetën nga zjarri dhe u dogj rëndë edhe shoku i tij i dhomës, një shtetas ganez 16-vjeçar dhe një kujdestare pësoi lëndime të lehta. Ganezi do të jetë i pari që do të dëgjohet nga karabinierët që po kryejnë sondazhe dhe hetime./abc

Të këshilluara

FMN: 2023 do të jetë një vit i vështirë

"Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi forcat kryesore të rritjes globale. Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe K...

20:11

Zbardhet plagosja e 19-vjeçarit në Shkodër

Policia në Shkodër arrestoi një 19-vjeçar me iniciale S. P.. Ai u paraqit mbrëmjen e 31 dhjetorit i plagosur me një plumb në këmbë në spital. Fillimisht ka dekl...

17:58

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Kabulit

Një zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talebanët në Afganistan thotë se një bómbë në një pikë kontrolli të aeroportit ushtarak në kryeqytetin afgan, të Kabuli...

17:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI