Flash

Pogradec, u vonua autobusi, i riu shkatërron stacionin, shpallet në kërkim nga policia

Lapsi.al 2 January 2023
Pogradec, u vonua autobusi, i riu shkatërron stacionin, shpallet në

Policia e Pogradecit kanë identifikuar një 18-vjeçar i cili ka shkulur stolin e një stacioni urbani, pasi ky i fundit është vonuar. Policia bën me dije se i kanë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim 18-vjeçarin R. K., për veprën penale "Shkatërrimi i pronës".

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

FMN: 2023 do të jetë një vit i vështirë

"Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi forcat kryesore të rritjes globale. Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe K...

20:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI