Flash

Zelensky: Rusia po νret për të frikësuar, por dhe thjesht për kënaqësi

Lapsi.al 24 December 2022
Zelensky: Rusia po νret për të frikësuar, por dhe thjesht

Në një postim të shtunën në Telegram presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkruante se Rusia po vret me synimin për të nxitur frikë dhe thjesht për kënaqësi.

Komentet pasojnë një sulm të trupave ruse në qytetin e çliruar së fundmi, Kherson, ku si pasojë u vranë të paktën pesë persona dhe u plagosën njëzet të tjerë.

Presidenti ukrainas e shoqëronte postimin e tij me foto nga vendngjarja. Aty shfaqeshin makina të djegura, dhe ato që dukeshin të isha trupa njerëzish të vdekur.

Rrjetet sociale me shumë gjasa do t’i shënojnë këto foto si me përmbajtje të ndjeshme“, shkruante zoti Zelensky. “Por ato nuk janë ashtu është jeta reale e Ukrainës dhe ukrainasve“, shkruante ai.

Më herët të shtunën, Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se Rusia po përballet me mungesë municionesh në luftën e saj në Ukrainë.

Sipas zbulimit britanik, megjithëse Moska arriti të lehtësojë mungesat e menjëhershme në personel. Mungesa e municioneve ka shumë të ngjarë të mbetet faktori kyç kufizues në operacionet ruse.

Rusia ka të ngjarë të kufizojë sulmet e saj me raketa me rreze të gjatë veprimi kundër infrastrukturës ukrainase, në rreth një herë në javë, për shkak të sasive të kufizuara në dispozicion me raketa me vetëdrejtim”, bëri të ditur ministria britanike.

Po kështu, Rusia nuk ka gjasa të ketë rritur stokun e saj në artileri, mjaftueshëm për të mundësuar operacione sulmuese në shkallë të gjerë“.

Sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes mungesa e municioneve ka bërë që Rusia të jetë e pambrojtur.

Zhvillimi i operacioneve mbrojtëse përgjatë vijës së gjatë të frontit kërkon një shpenzim të konsiderueshëm ditor në predha dhe raketa“.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten një paketë ndihme prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën. Masa, pjesë e një projektligji të madh shpenzimesh qeveritare prej 1.66 trilionë dollarësh, të miratuar në Senat.

Projektligji pritet t’i shkojë presidentit Joe Biden për firmën përfundimtare. Kjo paketë ndihme e çdo në rreth 100 miliardë ndihmës amerikane për Ukrainën që nga fillimi i luftës./ Zëri i Amerikës

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI