Presidenti rus, Vladimir Putin e ka pranuar për herë të parë luftën në Ukrainë. Në fjalën e tij të mbajtur për situatën në Kiev, Putin ndryshe nga herët e tjera i është referuar me fjalën luftë situatës në Ukrainë, dhe jo ‘operacion special’.
“Qëllimi ynë nuk është të çojmë konfliktin ushtarak sa andej këtej, por përkundrazi duhet t’i japin fund kësaj lufte”, ka thënë ai para gazetarëve në Moskë gjatë takimit në të Këshillit të Shtetit.
Një zyrtar amerikan i tha CNN-it se vlerësimi i tyre fillestar ishte se shprehja e Putinit nuk ishte e qëllimshme dhe me gjasë mund të ishte një gabim i gjuhës.
Sidoqoftë, zyrtarët do të vëzhgojnë nga afër për të parë se çfarë thonë figurat brenda Kremlinit për këtë në ditët në vijim.