Flash

Rusia paralajmëron Greqinë: Mos i jepni armët tona Ukrainës

Lapsi.al 23 December 2022
Rusia paralajmëron Greqinë: Mos i jepni armët tona Ukrainës

Kremlini zyrtar përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar autoriteteve greke që të mos furnizojë me raketa S-300 Ukrainën në të kundërt do të ketë një kundërpërgjigje dhe një vendim ndaj tyre.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova u shpreh se Greqia nuk mund të furnizojë Kievin me armë që mori prej Rusisë, në të kundërt do të shkelte marrëveshjen ushtarake mes dy vendeve, të nënshkruar vite më parë.

“Po flasim për një shkelje të rëndë të dispozitave të marrëveshjes ndërqeveritare ruso-greke mbi bashkëpunimin teknik ushtarak të 30 tetorit 1995 dhe për furnizimin e produkteve ushtarake të 3 dhjetorit 2013, të cilat në mënyrë të qartë e ndalojnë Greqinë të rieksportojë pajisje ushtarake të marra nga ne, tek një palë e tretë, pa pëlqimin e Rusisë”, tha Maria Zakharova.

Zakharova duke kërcënuar me pasoja të paprecedenta Athinën nëse ndihmon me furnizime armësh ruse, Ukrainën, ka deklaruar se në një rast të tillë, të gjitha pajisjet ushtarake të dërguara në Kiev do të gjurmohen dhe do të shkatërrohen nga forcat ruse.

 

Të këshilluara

Orban akuzon BE-në për “hungarofobi”

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka akuzuar Brukselin për “hungarofobi”, duke thënë se paragjykimet – në vend të shqetësimeve lidhur me korrupsionin – kanë ...

10:03

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI