Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Liverpool i pathyer me penallti, Klopp zbulon sekretin: “Fitojmë falë neuroshkencëtarëve”

Lapsi.al 16 May 2022
Liverpool i pathyer me penallti, Klopp zbulon sekretin: “Fitojmë

Liverpool triumfoi në Wembley kundër Chelsea duke rrëmbyer finalen e FA Cup. Pasi fituan Carabao Cup në shkurt kundër kampionëve të Europës, Reds fituan edhe Kupën Kombëtare të futbollit anglez, sërish me penallti. Ishte një përplasje e fortë në Wembley, por pas 90 minutave të rregullta, shtesave dhe penalltive, ishte klubi i Merseyside ai që mori trofeun në shtëpi. Njerëzit e Klopp, nga 11 metra, nuk gabuan. Por cili është sekreti i tyre? Këtë e ka bërë të ditur trajneri gjerman i cili pas fishkëllimës së fundit ka vlerësuar neuroshkencëtarët e Liverpoolit për rolin që kanë luajtur.

Po, neuroshkencëtarët. Konkretisht, këta janë 4 gjermanë që kanë kontaktuar disa vite më parë klubin e Premier League: “Në fund të fundit, të gjithë e dimë që penalltitë janë short, kështu është. Por ja dolëm përsëri. Ne punojmë së bashku me kompaninë Neuro11, ata janë katër djem nga Gjermania. Na kontaktuan disa vite më parë, janë neuroshkencëtarë dhe thanë 'ne mund t'ju ndihmojmë me penalltitë'. I thamë 'vërtet? Duket interesante, ejani këtu'. E kështu ky trofe është për ta, ashtu siç ishte Carabao Cup”.

Liverpooli, falë punës së bërë me neuroshkencëtarët e Neuro11, arrin në goditjet e penalltisë me besim. Kontributi i tyre, shpjegon tekniku, është i jashtëzakonshëm: “Kanë një ndikim të pabesueshëm. Në fakt është një histori e bukur. Para disa vitesh ne ramë në kontakt me ta, sepse më dukej interesante ideja e tyre dhe tani ata janë pjesë e përhershme e stafit tonë teknik. Ata nuk janë gjithmonë këtu, janë padyshim në Gjermani, por vijnë shumë shpesh”.

Edhe lojtarët, zbuloi Klopp, duan të bashkëpunojnë me neuroshkencëtarët: “Ata kanë qenë këtu javën e fundit, dhe më parë për pesë ditë. Të gjithë lojtarët janë vërtet të emocionuar për këtë. Gjithçka është e matur. Ata janë neuroshkencëtarë dhe është tepër interesante dhe tepër e rëndësishme për ne. Është një kapitull i ri shumë interesant për ne, sepse nuk ka të bëjë vetëm me penalltitë. Janë goditjet e lira, madje edhe të gjitha llojet e tjera të topave inaktivë”.

Falë neuroshkencëtarëve, Reds arritën të fitojnë dy trofe të rëndësishëm të sezonit. Por tani, ata gjithashtu shpresojnë të jenë në gjendje të marrin dy titujt e fundit: Premier League dhe Champions League. Liverpooli po lufton për titullin kampion me Manchester Cityn dhe gjithçka do të vendoset në dy javët e fundit të kampionatit. Më pas, djemtë e Klopp do të përballen me Real Madrid, në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI