Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

CNN: Putin nuk e kishte imagjinuar rezistencën e fortë të Ukrainës, ushtrisë i mungon nafta për të vijuar lëvizjen

Lapsi.al 28 February 2022
CNN: Putin nuk e kishte imagjinuar rezistencën e fortë të

Pesë ditë pas pushtimit rus të Ukrainës , duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishte planifikuar për Vladimir Putinin deri më tani. Sipas CNN, forcat ruse kanë hasur në rezistencë më të ashpër se sa pritej nga një ushtri ukrainase e papërgatitur dhe e paarmatosur.

Rusia deri më tani ka dështuar në marrjen e qyteteve kryesore në të gjithë Ukrainën, e as kryeqytetin Kiev. Të dielën, forcat ukrainase zmbrapsën me sukses një avancim rus në një aeroport strategjik pranë Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka qenë nën sulm pothuajse të vazhdueshëm.

Përveç një sulmi të ashpër nga forcat ukrainase dhe civilët, pushtimi rus ka pësuar sfida logjistike , me ushtarët në vijën e frontit që kanë mungesë karburanti, municioni dhe ushqimi.

“Ata kanë probleme. Atyre u mungon nafta, ata po ecin shumë ngadalë dhe morali është padyshim një problem,” tha një zyrtar i NATO-s për forcat ruse.

Por një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane u tha gazetarëve të dielën se Rusia ka përdorur vetëm dy të tretat e fuqisë totale luftarake të aplikuar në mision, duke lënë në dispozicion një sasi të konsiderueshme forcash për të shtyrë ofensivën.

Ndërsa pushtimi hyn në javën e tij të dytë, është e pamundur të injorohet fakti se planet e Putinit janë përballur me rezistencë më të fortë sesa ai e imagjinonte ndonjëherë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI