Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Mitropoliti i Kievit krahason Putinin me Hitlerin: Liderët botëror duhet ta ndalojnë

Lapsi.al 28 February 2022
Mitropoliti i Kievit krahason Putinin me Hitlerin: Liderët botëror

“Nuk është vetëm Ukraina ajo që është në rrezik, por e gjithë bota po rrezikohet”, tha mitropoliti i Kievit për sulmet ruse në Ukrainë.

Duke krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin, me Adolf Hitlerin, mitropoliti thotë se në figurën e Putin ai sheh ligësi dhe mizori.

Pjesë nga mesazhi i mitropolitit:

“Të dashur vëllezër dhe motra!

Ukraina e përballon këtë goditje të furishme jo vetëm falë një ushtrie të trajnuar mirë, udhëheqjes së duhur dhe ndihmës së aleatëve. Arsyeja kryesore është shpirti i pathyeshëm i kombit tonë. Fryma e dashurisë për atdheun, për lirinë. Kjo frymë dashurie dhe e së vërtetës , që është në krahun tonë, dëshmon se me ndihmën e Zotit do të arrijmë fitoren.

Çdo orë e rezistencës ndaj agresionit na afron më shumë me fitoren.

Presidenti rus urdhëroi dje një rritje të nivelit të gatishmërisë së armëve bërthamor. Jo vetëm Ukraina, e gjithë bota është në rrezik. Fryma e antikrishtit vepron në udhëheqësin e Rusisë, shenjat e të cilave Shkrimet na zbulojnë: krenaria, përkushtimi ndaj së keqes, mizoria, feja e rreme.

Ky ishte Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo është ajo që Putini ka bërë sot. Prandaj, detyra jo vetëm e vendit tonë, por e të gjitha vendeve të botës, e të gjithë njerëzve me vullnet të mirë, është ta ndalojnë Putinin tani. Veproni dhe veproni menjëherë. U bëj thirrje liderëve botërorë ta bëjnë këtë!”

Ndërkohë të gjithë jemi sy e vesh nga Ukraina, çfarë do të ndodhë pas takimit të delegacioneve ruse dhe ukrainase? A do bien dakord palët për paqe, apo do të vazhdojë Putin planin e tij për të pushtuar Ukrainën?

Takimi i dy delegacioneve është takimi i parë u dy vendeve në tryezë, që nga hyrja e ushtrisë ruse në Ukrainë më 24 shkurt një datë që do të shkruhet në histori. Megjithatë shpresat për një përparim pas mbylljes së takimit të dy delegacioneve janë të pakta, shkruan BBC.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI