Flash

Zelensky: Protestuesit do e detyrojnë Rusinë të negociojë

Lapsi.al 25 February 2022
Zelensky: Protestuesit do e detyrojnë Rusinë të negociojë

Në mesazhin e tij drejtuar popullit ukrainas të premten në mëngjes, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se “herët a vonë, Rusia do të detyrohet të negociojë me ne për përfundimin e këtij operacioni ushtarak, për përfundimin e këtij pushtimi dhe sa më shpejt të fillojë kjo bisedë, aq më pak viktima do të ketë,” shkruan CNN

Duke folur me tone sfiduese,  edhe kur forcat ruse hynë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, Zelensky tha:

“Ne jemi në tokën tonë, ato nuk mund të shkatërrojnë dinjetetin tonë. Raketat ruse ‘Kalibr’ janë të pafuqishme kundër lirisë sonë.”

Zelensky gjithashtu përshëndeti protestat në Rusi kundër pushtimit.

“Për të gjithë qytetarët e Federatës Ruse që po dalin për të protestuar, dua t’ju them që ne po ju shohim dhe se ju na keni dëgjuar,” tha ai.

Të enjten, protestuesit mbajtën demonstrata  kundër luftës në të gjithë Rusinë. Sipas burimeve janë arrestuar 1.237 persona ndërsa policia kërcënoi se do të shpërndante turmat duke përdorur forcën.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI