Flash

NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, Stoltenberg: Ndihmuam ushtrinë e tyre

Lapsi.al 24 February 2022
NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, Stoltenberg:

"NATO nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë". Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri Atlantike, Jens Stoltenberg, në konferencën urgjente për shtyp pas agresionit të Vladimir Putin ndaj një vendi sovran. Shefi i NATO-s tha se Aleanca ka kontribuar ndër vite në modernizimin e ushtrisë së Ukrainës.

Ai tha se qëllimi i Aleancës është që të garantojë paprekshmërinë e 30 shteteve anëtarë dhe për këtë po rritet prezenca ushtarake në lindje të Europës.

"Nuk ka trupa ushtarake të NATO-s brenda Ukrainës. Ne kemi bërë të qartë se nuk kemi plane për të dërguar trupa të NATO-s në Ukrainë. Po rrisim prezencën e NATO-s në pjesën lindore të aleancës.

Ukraina është një partner i vlefshëm, e kemi mbështetur ndër vite për një ushtri më moderne, i kemi trajtuar dhe në shumë mënyra forcuar ata, gjithashtu edhe me sisteme mbrojtëse, por nuk kemi trupa të NATO-s në Ukrainë dhe nuk kemi në plan të dërgojmë trupat tanë atje. Por do të mbrojmë vendet anëtare të NATO", u shpreh Stoltenberg.©LAPSI.al

Të këshilluara

EUFOR rrit prezencën në Bosnje-Hercegovinë

Forca e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, e njohur si EUFOR, ka bërë të ditur të enjten se do të angazhojë rreth 500 pjesëtarë shtesë në këtë shtet, si ...

15:10

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI