Flash

Raketat bien pranë Kievit, 7 të vdekur, 17 të plagosur

Lapsi.al 24 February 2022
Raketat bien pranë Kievit, 7 të vdekur, 17 të plagosur

Autoritetet ukrainase thonë se shtatë persona janë vrarë dhe 17 janë plagosur nga një sulm me raketa në një zonë ushtarake në verilindje të kryeqytetit të Kievit.

Kryetari i qytetit të Brovary, Ihor Sapozhko, tha se sulmi ndodhi në orën 14:30 me orën lokale, raporton BBC. Brovary ka një bazë të Forcave Speciale të Ukrainës.

Ishte një prej sulmeve ruse afër Kievit që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme.

Teksa presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi sot në mëngjes operacionin e gjerë ushtarak në Ukrainë, me sulme ajrore kundër qyteteve pranë Kiveit, CNN raporton se Rusia ka rrethuar ushtarakisht Ukrainën në tre anë.

Në Kiev janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm ajror, shkruan CNN.

Të këshilluara

EUFOR rrit prezencën në Bosnje-Hercegovinë

Forca e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, e njohur si EUFOR, ka bërë të ditur të enjten se do të angazhojë rreth 500 pjesëtarë shtesë në këtë shtet, si ...

15:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI