Flash

Lufta në Ukrainë/ Reagon për herë të parë Rusia

Lapsi.al 24 February 2022
Lufta në Ukrainë/ Reagon për herë të parë Rusia

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov iu referua sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si një “operacion special” të enjten, por shmangu shumicën e pyetjeve mbi natyrën ose objektivat e tij në një telefonatë me gazetarët e huaj.

“Unë nuk mund t’ju jap informacion mbi komponentët ushtarakë, teknologjikë dhe të tjera detaje të këtij operacioni,” tha Peskov. “I vetmi burim kryesor këtu duhet të jenë departamentet tona ushtarake dhe të mbrojtjes.”

Zëdhënësi shtoi se pushtimi nuk ishte objektivi, duke i bërë jehonë pretendimeve të Presidentit Vladimir Putin në një fjalim televiziv më herët të enjten.

“Askush nuk po flet për okupim, në këtë skenar kjo fjalë nuk është e zbatueshme”, tha Peskov. “Ky është një operacion special. Nuk mendoj se është e nevojshme të shpjegoj asgjë këtu, sepse vetë Presidenti ka dhënë shpjegime shteruese.”

Në fjalimin e tij, Putin tha se kishte vendosur “të kryente një operacion të posaçëm ushtarak … për të mbrojtur njerëzit që janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vjet”, duke përsëritur një pretendim të pabazë për Ukrainën e mbështetur nga separatistët rusë në rajonin e Donbasit.

Pushtimi filloi menjëherë më pas me një seri sulmesh me raketa kundër vendndodhjeve pranë Kievit, si dhe përdorimin e artilerisë me rreze të gjatë veprimi kundër qytetit verilindor të Kharkiv, pranë kufirit rus.

Të këshilluara

Kriza Ukrainë-Rusi e ilustruar me foto

Pas muajsh ngritjeje ushtarake dhe kufijsh, forcat ruse filluan sulmin ndaj Ukrainës. Në fillim të kësaj jave, Putin urdhëroi trupat në pjesët e kontrolluara...

13:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI